
Në emisionin “Të Paeskpozuarit”, Ermir Gjinishi tha se më shumë sesa financiarisht, Katari ka mundësi që përmes Botërorit 2022, të bëjë reklamë për veten. Gjinishi tha se kampionati nxori në pah anën e errët të Katarit: keqtrajtimin e emigrantëve.
Katari ka investuar 210 miliard dollarë. Atje ka 2 mijë shqiptarë. Përgjithësisht punëtorët keqtrajtohen. Ndoshta kjo është ana e keqe e këtij kampionati.
Gjinishi tha se ka dy standarde kur është fjala për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Kur ndodhi historia e Khashogit u bë problem madhor, por heshtën të gjithë kur u vra gazetarja e CNN, Shireeen Abu Akleh, në Palestinë.



