
Protesta e banorëve të Zvërnecit, e cila nisi me përplasjet mes banorëve dhe përfaqësuesve të subjekteve private që pretendojnë pronësinë mbi tokat, shumë shpejt doli përtej kufijve të fshatit.
Pamjet e tensionit u pasqyruan në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa konflikti solli në qendër të vëmendjes emra të njohur të biznesit, politikës, personazhe të botës së krimit, deri te familja Kushner, e lidhur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Por si nisi e gjithë kjo histori? Si përfunduan këto toka në qendër të një konflikti që vazhdon edhe sot?
Në këtë pjesë të investigimit, MCN TV do të rindërtojë, mbi bazën e dokumenteve zyrtare dhe dosjes hetimore të SPAK-ut, rrugën se si pronat e 36 banoreve në Zvërnec kaluan në emër të personit nën hetim Artur Shehu, një emër që në dosjen e SPAK-ut paraqitet si i dyshuar për drejtimin e një rrjeti të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.
Teksa emri i tij lidhet dhe me shumë ngjarje të ndodhura në Vlorën e viteve ‘97.



