Rënia e euros nën nivelin e 2008-s, Malaj: Pagat në monedhë të huaj, praktikë e gabuar  (VIDEO)

Rënia e euros nën nivelin e 2008-s, Malaj: Pagat në monedhë të huaj, praktikë e gabuar (VIDEO)

Luhatjet në kursin e këmbimit në vitin e kaluar i shkaktuan një dëm prej më shumë se 45 mild lekë buxhetit të shtetit. Zhvlerësimi në mënyrë drastike i monedhave të huaja kryesisht e euros, nga banka e Shqipërisë ishte një dukuri e paprashikuar por që solli në vëmendjen e të gjithëvë vitet 2008-2009 ku zhvlerësimi ku 1 euro u këmbye me 123 lekë. Ndërsa sa i takon këtij muaj dita ku euro është këmbyer më shtrenjt ka qenë 7 maji me 123.38 lekë. Po ashtu rënie ka shënuar edhe dollari pasi sot një dollar po shitet me 109.86 lekë, nga 110.43 që u këmbye më 3 maj të këtij viti. Përpos kësaj situate eksperti e ekonomisë Arben Malaj këshillon që të mos krijohet panik.

Arben Malaj: “Po në qoftë se krijohet panik që “po bie euro, po bie euro dhe shpejt të shesim”, atëherë çdo njeri që vete të shesë një euro do ta shesë me një çmim më të ulët, sepse sasia që do të shkojë në treg për t’u shitur është më e madhe se kërkesa.”

Sipas Malajt, kjo rënie nuk ka ardhur si pasojë e platformës së deeuroizimit, por ka shkaqe më të thella që duhen studiuar hap pas hapi. Madje, ai parashikon rënie të mëtejshme për shkak të sezonit veror. 

Arben Malaj: “Personalisht, mendova se vetë fjala deeuroizim nuk ndihmonte, sepse në fakt thelbi i një politike monetare që bën një bankë qendrore është respekti ndaj monedhës kombëtare. Dhe përgjithësisht kur kemi turizëm të lartë dhe kur kemi ardhje të mëdha për Krishtlindje dhe Vitin e Ri ka momente të uljes. Por, nuk jemi në pikun tani që të themi “po, ka filluar impakti i turizmit.”

Eksperti i ekonomisë kritikon ashpër edhe dhënien e pagës në monedhë të huaj.

Arben Malaj: “Automatikisht, në një vend serioz nuk mund të bësh pagesa të pagave me monedhë të huaj. Çfarë bën banka? Çfarë bën një institucion që ia jep shqiptarit në dollarë apo në euro? Heq riskun e këmbimit nga vetja.”

Teksa shprehet skeptik për të ardhmen ekonomike dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, Malaj ka një mesazh edhe për politikën.

Arben Malaj: “Kemi një situatë të vështirë politike. Unë mendoj që liderët tanë politikë duhet të bëjnë një kompromis për zgjidhje, jo për zgjedhje. Jo për shkak të politikës, por për shkak të ekonomisë.”

Por pavarësisht luhatjeve Banka qendrore në raportin statistikor të publikuar për muajin mars thekson se kredia për ekonominë është më e lartë në valutë sesa në monedhën vendase. Përkatësisht në muajin mars totali i kredisë për ekonominë ishte 547.1 mld lkë dhe nga këto 272.7 mld janë lekë, dhe 274.4 mld janë në valutë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy