Një gjykatë në Francë dënoi këtë të enjte ish-bashkëshortin e Gisèle Pelicot me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e saj si dhe lejimin e burrave të tjerë që ta përdhunonin ndërsa ajo nuk ishte koshiente.

Dominique Pelicot u shpall fajtor për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij.
Dominique Pelicot, i cili kishte pranuar tashmë krimet, u shpall fajtor nga gjykata në qytetin jugor të Avignon pas një gjyqi që zgjati mbi tre muaj dhe që tronditi Francën.
Po ashtu të paktën 20 burra të tjerë të akuzuar se ishin rekrutuar nga francezi Dominique Pelicot për të përdhunuar gruan e tij Gisele Pelicot, të cilën ai e drogoi, gjatë rreth një dekade, u shpallën fajtorë për përdhunim.



