Pasiguria e vazhdueshme e perspektivës ekonomike globale pasqyrohet në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, 'Perspektivat e Kryeekonomistëve'.
Analiza fokusohet tek disa nga situatat e mundshme me të cilat do të përballen bizneset në vitin 2023.
Perspektiva për ekonominë globale është e zymtë. Gati një në dy të anketuar (45%) konsiderojnë një recesion global të mundshëm në vitin 2023.
Në sondazhin e ekonomistëve, ekspertët janë të ndarë në mënyrë të barabartë mbi perspektivën e ekonomisë globale: 45% thonë se një recesion global këtë vit është i mundshëm dhe 45% të tjerë thonë se nuk ka gjasa.
Për më tepër, tre nga katër ekspertë dhe një në dy mbeten pesimistë për perspektivat e rritjes në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ndërsa thonë se rihapja e Kinës forcon besimin në tregjet aziatike.



