Interpelanca për “McGonigal”, Alibeaj 30 pyetje Ramës: Takimet ishin private apo zyrtare

Interpelanca për “McGonigal”, Alibeaj 30 pyetje Ramës: Takimet ishin private apo zyrtare

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, në interpelancën e sotme në Kuvend për çështjen “McGonigal” i ka drejtuar 30 pyetje Kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj pyet se pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Agron Neza dhe Charles McGonigal dhe pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane.

Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i lartë i FBI, në atë takim?

Pyetjet drejtuar Ramës:

1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?

 2- Kush ka qene i pranishëm në takimin e 17 shtatorit 2017, përveç teje, Dorian Duçkës dhe McGonigal?

 3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i lartë i FBI, në atë takim?

4- Përse është diskutuar çështja e dhënies së licencave të fushave të shfrytëzimit të naftës në Shqipëri mes jush?

 5- A keni qenë në dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në fushën e shfrytëzimit të naftës?

 6- A keni marrë masa juve që licenca e shfrytëzimit të naftës të mos u jepej personit A dhe B, në shkelje të ligjit?

7- Çfarë masash keni marrë pasi gjykata vendosi se leja e shfrytëzimit të tre parcelave naftëmbajtëse, që iu dha një shoqërie, ishte me shkelje ligjore?

8- A keni bërë ju deklarim me ILDKPK për situatë konflikti interesi rreth kësaj çështjeje? Po ndonjë nga ministrat tuaj të kohës që drejtonte këtë sektor?

9- Sa here keni kontaktuar në telefon, me sms, me email apo mjete të tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?

10- Kush ka qenë i pranishëm në takimin që ke patur me të në 20 nëntor 2017? Çfarë keni diskutuar mes jush?

11- Takimi ka qenë i natyrës private apo zyrtare? A i keni dhënë ju informacion McGonigal rreth lobimit në SHBA të një partie tjetër, te ndryshme nga partia juaj?

 12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhënë informacione Dorian Duçkës lidhur me lobimin?

13- Si e shpjegoni ju që 4 ditë më pas, në datë 24 nëntor, McGonigal ka marrë nga këshilltari juaj Dorian Duçka informacion për të stisur procedimin penal ndaj lobistit të partisë tjetër kundërshtare tuajën?

14- Në dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A në New York. A është diskutuar mes jush dhënia e informacioneve tek Agron Nezaj (përveç çfarë i ishte dhënë Dorian Duçkës) lidhur me lobimin e PD?

15- Si e shpjegoni ju që këtë radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partisë tjetër kundërshtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal në datë 4 janar?

16- Keni kërkuar ju në këtë takim, që McGonigal të ndërhynte për të stisur një çështje penale në SHBA?

17- Si e shpjegoni që Agron Neza është furnizuar me informacion përsëri, këtë radhe në datë 22 janar lidhur me lobistin e partisë tjetër, në funksion të stisjes së çështjes penale kundër tij?

18- Cili nga zyrtaret e zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë ia ka dhënë këtë informacion Agron Nezajt?

19- McGonigal ka qenë në Shqipëri në shkurt 2018? A e keni takuar? Nëse jo, a ju ka informuar këshilltari juaj për takimin që ai ka patur me të në Tiranë?

 20- Ju ka informuar këshilltari juaj se ai po mbështeste hetimin dhe pyetjen e dëshmitarëve në funksion të hetimit të stisur ndaj lobistit të partisë tjetër?

21- Në mars 2018 keni darkuar së bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj në New York. A është diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte përcjellë McGonigal? Po për faktin se Agron Nezaj po mbështeste hetimin e stisur duke u paraqitur si dëshmitar vetë në këtë hetim?

22- Cili ishte ish agjenti tjetër i cili ishte duke darkuar me ju?

23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj.

24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?

25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?

26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një çështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që çështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?

27- Çfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Duçka?

28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?

29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?

30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy