11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në një universitet në Pragë

 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në një universitet në Pragë

Policia çeke thotë se disa njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat e raportuara pranë një universiteti në qendër të Pragës, bën të ditur BBC.

Raportet sugjerojnë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.

Policia tha se personi i armatosur ishte “eliminuar” dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.

Autori i sulmit që i mori jetën të paktën 10 personave sot në Pragë dhe plagosi dhjetëra të tjerë, është identifikuar si David Kozak, një 24-vjeçar.

Mediat çeke raportuan se të paktën 11 persona vdiqën në incident, duke përfshirë edhe personin e armatosur.

Ndërkohë kryebashkiaku i Pragës ka deklaruar se dyshohet se autori dyshohet se ka vdekur pasi ka qëlluar veten me armë dhe më pas ka rënë nga lartësia.

Stafit të universitetit iu tha të “qëndrojnë në vend”, të barrikadojnë veten në dhoma dhe të fikin dritat. 

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe zona përreth ishin të mbyllura.

Policia tha se ngjarja po vazhdon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes dhe të qëndrojnë brenda.

“Papritur dëgjova të shtënat,” tha një dëshmitare që tha se ishte në vendin e ngjarjes për gazetën çeke Mlada Fronta Dnes.

Motivet dhe dinamika e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy