Siguria kibernetike, Begaj mbledh të martën Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Siguria kibernetike, Begaj mbledh të martën Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj mbledh ditën e nesërme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike. Presidenca njofton se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me temë: “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”. Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023. Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë: 1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita Nikolla 2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi Rama 3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda Balluku 4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi 5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta Xhaçka 6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi Manja 7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar Çuçi 8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina Ibrahimi 9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip Naço 10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji 11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku 12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora Hyseni Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe: 1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand Xhaferraj 2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli Tafa 3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda Karçanaj.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy