
Drejtoresha e shkollës teknologjike “Hysen Çela”, Blerina Dervishi, në një lidhje telefonike për “MCN Economy” deklaroi se ka rritje të interesit për degën Detari.
Ajo u shpreh se në 4 vite janë afro 90 nxënës që ndjekin këtë drejtim, në shkollën profesionale.
Interesi është rritur, nisur nga numri i nxënësve në Detari, që në 4 vite arrin në 90 nxënës. U rihap në vitin 2014-2015 me sistemin 2 plus 1 plus 1. Durrësi ofron shumë mundësi punësimi dhe shkollimi. Nxënësit pajisen me një certifikatë profesionale, që përkthehet në një certifikatë trajnimi bazë për të gjithë personelin që punon në anijet e peshkimit. Kemi bashkëpunim me Portin e Durrësit, ku zhvillojmë praktikat profesionale. Në momentin që nxënësit dërgohen për praktika profesionale, rritet edhe më shumë interesi i tyre për të ndjekur shkollën profesionale ‘Hysen Çela’, e cila është e vetmja shkollë profesionale në Shqipëri për drejtimin Detari”.



