Rreth 18 mijë vetë mësohet se janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e opozitës në orën 12 në kryeqytet. Qindra autobusë dhe furgonë janë vënë në dispozicion të protestuesve të cilët janë nisur nga Kukësi, Dibra, Shkodra, Durrësi, Berati, Lushnja, Gjirokastra e Saranda. Autobusët dhe furgonët do të ndalen në pikat hyrësë të kryqytetit, nga ku protestuesit do të vijojnë rrugëtiminn ë këmbë deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Numri i pjesëmarrësve pritet të rritet, teksa afrohet ora e nisjes së protestës, ku nuk do të mungojnë edhe protestues nga Tirana.



