Gazetarja e MCN TV, Ola Xama, dha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” disa shifra në lidhje me apartamentet bosh në Tiranë. Xama tha se pas një investigimi të kryer ka dalë se në kryeqytet 17.4% e banesave janë bosh. Një përqindje kjo e rritur më shumë se trefish në krahasim me pesë vite më parë.
Ka vite që flitet për ndërtimet dhe na mungon indikatori i kërkesës dhe ofertës. Ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Entit të Shpërndarjes së Energjisë dhe OSHEE-së. Në gjithë Shqipërinë janë afro 300 mijë banesa bosh, që konsumojnë zero energjie elektrike. Në Tiranë janë 17. 4 % e banesave bosh ose më shumë se 51 mijë. Pesë vite më parë ishin 14 900 banesa të tilla. Nga viti 2021 deri sot shohim një rritje të stokut të banesave që kanë zero konsum. Pra shitur apo jo, në këto banesa nuk ka jetuar askush.



