Balla: Brenda 24 majit nis procedura për Presidentin e ri, ka 5 raunde

Balla: Brenda 24 majit nis procedura për Presidentin e ri, ka 5 raunde

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se në datën 24 maj, nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një komunikim me mediat ai foli për pesë raunde votimi.

Procedura është e përcaktuar në Kushtetutë dhe fillon jo më vonë se 24 maj. Kështu që Kuvendi ka kohë derisa të fillojë procedurat. Kjo procedurë merr pesë raunde votimi dhe këtij procesi do të duhet t’i lihet koha e nevojshme. Atëherë do të kemi Presidentin ose Presidenten e re të Republikës.

Më tej tha se kjo çështje nuk është përfshirë ende në Konferencën e Kryetarëve.

Po ashtu Balla bëri me dije se ditën e nesërme në Parlament do të ketë mocion me debat të kërkuar nga demokratët, lidhur me situatën e çmimeve në vend, teksa tha se pas saj deputetët socialistë do të dalin në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy