“Nëse nuk liberalizohen vizat, qeveria turke do të bllokojë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Europian për refugjatët” ky ka qënë kërcënimi i Presidentit turk Erdogan adresuar Bashkimit Europian.
Kërcënimi vjen vetëm një ditë pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Turqisë për plotësimin e të gjitha kushteve për të përfituar të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.



