
Të paktën 12 persona u vranë në një sulm të armatosur brenda një lokali në Irapuato, në shtetin Guanajuato, në Meksikën qendrore.
Në një deklaratë, autoritetet lokale konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave, si dhe tre personave të plagosur, pa specifikuar identitetin e sulmuesve apo motivin e ngjarjes.
Burimet policore thanë se sulmi ndodhi rreth orës 19:50 të së shtunës me orën lokale, kur një komando i armatosur hyri në ambientet dhe hapi zjarr ndaj klientëve dhe stafit.
Trupi i njërës prej viktimave u gjet pranë një motoçiklete të parkuar pranë lokalit, ndërsa trupat e tjerë ndodheshin brenda lokalit.
Bashkia ka konfirmuar se po vijon ndjekja e vrasësve me mbështetjen e policisë, ushtrisë, prokurorisë dhe Gardës Kombëtare.



