Bie sërish kurba/ 9 raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19 në Shqipëri (VIDEO)

Bie sërish kurba/ 9 raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19 në Shqipëri (VIDEO)

Një muaj nga regjistrimi i dy rasteve të para me COVID 19, vendi sot ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 9 raste të reja, duke e çuar në 409 numrin e të infektuarve.

Lajmi është konfirmuar nga Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik, e cila theksoi se deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Daja tha se përqindja më e lartë e të prekurve nga koronavirusi janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

11 pacientë gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

52 persona janë të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

 Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

 Shpërndarja gjeografike

- Tiranë           196 raste

- Durrës           38 raste

- Lushnje         5 raste

- Elbasan         15 raste

- Fier                32 raste

- Kavajë           8 raste

- Rrogozhinë    4 raste

- Korçë             17 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër         45 raste

- Lezhë            14 raste

- Berat              2 rast

- Has                12 raste

- Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

- Pukë               4 raste

- Mirditë           3 raste

Apeli: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

 Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy