Qefalia: Normale, prania e deputetëve të PS në takimet e diasporës. Veliaj është në fushatë (VIDEO)

Qefalia: Normale, prania e deputetëve të PS në takimet e diasporës. Veliaj është në fushatë (VIDEO)

Deputeti i PS Xhemal Qefalia tha në MCN Live se kryebashkiaku Erion Veliaj është në fushatë dhe nuk përbën shqetësim për PS-në fakti që ai është thirrur në SPAK, si person në dijeni të rrethanave të hetimit. Qefalia e konsideroi normale që Niko Peleshi apo deputetë të tjerë janë të pranishëm në takimet e diasporës apo nxisin procesin e regjistrimit të emigrantëve. 

Edhe pse zyrtarisht fushata elektorale s’ka nisur, dy kampet kryesore dhe partitë e tjera, kanë filluar fushatën elektorale. Kryesisht PS është një subjekt që është vazhdimisht në kontakt me qytetarët, dhe veprimet e ndërmarra kohët e fundit janë në funksion të arritjes së rezultatit. Prokuroria është duke hetuar edhe për raste të tjera, edhe z.Veliaj është thirrur si person dijeni, kjo s’përbën shqetësim për PS-në. E shikoj të parëndësishëm pse duhet fokusuar e gjithë vëmendja pse z.Veliaj. Z.Veliaj është në fushatë. Nuk paraqet ardhja e ministrave dhe personave të tjerë që bën PS”.

I pyetur a po e përdor PS administratën dhe asetet qeveritare në zgjedhje Qefalia tha: 

"Nuk di që asnjë ministër në orarin e punës të bëjë fushatë, apo të marrë me vete në fushatë badigardë, apo mjetet e institucionit. Që ka një interesim dhe organizim për votën e diasporës ka, por në asnjë rast s’ka punonjës të jenë larguar nga puna, të marrin rrogën dhe të merren me këtë. Të bëhesh xheloz që deputetë si Niko Peleshi shkojnë atje, apo unë nesër do bëj një takim në Selanik, do u them votoni PS, t’i stimuloj ja si regjistrohesh, ku është shkelja këtu?! Nëse ka abuzim që lëviz me dietat e shtetit, mjetet e ambasadës, kjo është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe përfaqësuesit e OSBE-ODIHR do t’i vëzhgojnë të gjitha këto”.  

I pyetur a po përballeni në terren me një imazh jo fort të mirë të Tiranës, lidhur me hetimet për Veliajn, Qefalia tha:

Veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK-u tregojnë se ne kemi qenë të drejtë te reforma që kemi ndërmarrë. Për aq kohë sa nuk ka një vendimmarrje që e fajëson z.Veliaj mua s’më pengon aspak, as mbështetësit e PS, për të hedhur hije dyshimi si veprojnë organet e drejtësisë. Ne e kërkojmë votën duke i marrë të gjitha punët e Bashkisë së Tiranës. Përkundrazi, optimizon dhe krijon përshtypjen se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Vendimi përfundimtar i fajësisë është i Gjykatës së Apelit. Unë mendoj që votuesit i shohin realisht sepse ka shumë çështje që fryhen dhe shfryhen si tullumbace. Nuk mendoj që PS do të ndëshkohet pse po funksionon sistemi drejtësisë. Edhe në zgjedhjet qendrore PS do votohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Tirana do fitojë siç ka fituar edhe herë të tjera. Ne na inkurajon gjithë skuadra”.
 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy