Një pëllumb i stërvitur në Belgjikë u shit në ankand për një rekord prej 1.6 milion eurosh. Pëllumbi quhet New Kim, është femër dy vjeç, dhe doli në ankand me një çmim fillestar prej vetëm 200 €.
New Kim u ble nga një blerës anonim në Kinë, ku garat e pëllumbave janë një sport gjithnjë e më popullor.
New Kim fitoi një seri garash në 2018. Pëllumbi aktualisht është 'pensionist' dhe do të përdoret për mbarështim.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Armandos, një pëllumb transportues i shitur vitin e kaluar për 1.25 milion euro.



