Milo: Franca do të ketë një jetë politike të trazuar. Qeveria që do krijohet ‘një bashkëjetesë nga halli’, e pasigurtë në të ardhmen (VIDEO)

Milo: Franca do të ketë një jetë politike të trazuar. Qeveria që do krijohet ‘një bashkëjetesë nga halli’, e pasigurtë në të ardhmen (VIDEO)

Franca po mban raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që mund t'i japin një fitore historike Bashkimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të zonjës Marine Le Pen dhe vizionit të saj kundër emigrantëve, ose të prodhojnë një përbërje të parlamentit që mund të çojë në bllokadë politike.

 

Drupal Ad

 

 

 

Diplomati dhe ish-ministri Paskal Milo, në një intervistë për ‘MCN lajme’, shprehu bindjen se bazuar në të gjitha analizat dhe kombinacionet elektorale, si parti e parë megjithatë do të dalë Tubimi Kombëtar.

Edhe në raundin e parë pjesëmarrja ishte e lartë por këtë herë është akoma më e lartë për shkak se edhe gara po behët interesante, dhe e panjohur ndonjëherë për dramaticitetin e vetë, dhe për atë çka do të sjell në përfundim kjo garë, disi e veçantë për kohën dhe në radhë të parë për traditën elektorale dhe politike franceze. Për herë të parë rezulton se si parti e parë do të dal Tubimi Kombëtar, partia që është e njohur si ekstreme e djathtë në spektrin francez dhe tashmë ajo ka fituar raundin e parë por nëse fiton mjaftueshëm e sigurt është se del parti e parë parlamentare franceze. Por gjithë lufta po bëhet që njëra anë Tubimi Kombëtar të arrij 289 vende në parlamentin e ri prej 577 deputetësh që ka Asambleja Kombëtare franceze dhe kështu do të mund të krijonte e vetme qeverinë e saj

Milo, megjithëkëtë mendon se Tubimi Kombëtar e ka të vështirë të kap shifrën 289 të deputetëve në Asamble.

Sipas tij, nuk ka ndodh në historinë franceze që një parti e qendrës së djathtë të bëj aleancë me ekstremin e majtë.

Ka analiza nga më të ndryshimet, por unë besoj duke gjykuar mbi të dhënat që po jepen dhe në radhë të parë edhe për kombinacionet politike dhe elektorale që janë bërë, Tubimi Kombëtar e ka të vështirë të kap këtë shifër 289 sepse ndodh ajo që çfarë ndodh zakonisht dhe francezët dinë të reagojnë. Rrallë ndodh aty që një parti e qendrës së djathtë të shkoj të bëj aleancë me një parti të qendrës së majtë, ose të ekstremit te majte, siç po bën me Fronin Popullor dhe pse e bën, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangin ardhjen në pushtet të Tubimit Kombëtar dhe duke bashkuar forcat të dyja krahët e politikës franceze, qoftë ato të qendrës, qoftë ato të së majtës, janë të interesuar që ta shmangin Tubimin Kombëtar të vijë në pushtete, pavarësisht se ajo do të jetë fuqia e parë politike në Asamblenë franceze.

Përsa më lartë, diplomati Milo, gjykon se e gjitha kjo nuk mund të quhet një shpëtim për Francën.

Pas kësaj qeveria që do të mund të krijohet, do të jetë ‘një bashkëjetesë nga halli’, e cila do të jetë e pasigurtë se çfarë e pret në të ardhmen.

Kjo, nuk është shpëtim për Francën. Politika franceze u trondit shumë nga këto zgjedhje dhe në mënyrë të veçantë partia e presidentit Macron e cila nga një parti që kishte mazhorancën në parlamentin francez, kthehet në një parti që mund të jetë e treta pas Fronit të Ri Nacional nëse do të vazhdoj të jetë ku konfiguracion politik. Por, gjithsesi Franca do të ketë një jetë politike të trazuar sepse edhe qeveria që do të krijohet duke qenë se do të krijohet nga akterë të ndryshëm politike me programe të ndryshme politike është një bashkëjetesë nga halli që ata po bëjnë dhe nuk është e sigurt se çfarë do të afrojnë në të ardhmen.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy