
Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Katanias në Itali për shkak të hirit në pistë pas shpërthimit të vullkanit Etna.
Kompania e menaxhimit të aeroportit të Katanias njofton se, për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit dhe rënies së njëkohshme të hirit vullkanik në pistën e aeroportit, operacionet e fluturimit janë pezulluar deri në rivendosjen e kushteve të sigurisë.
Mëngjesin e sotëm e njëjta kompani kishte njoftuar, pikërisht për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna, mbylljen e një sektori të hapësirës ajrore me vonesa të mundshme dhe shqetësime në fluturimet hyrëse dhe dalëse.
Pas alarmit të kuq të Mbrojtjes Civile mëngjesin e sotëm, i ndjekur nga polemikat e operatorëve turistikë për ndalimin e tejkalimit të 2000 metrave lartësi gjatë ekskursioneve, dispozitë e hequr më vonë, pas një uljeje të re të vlerave në rilevimet gjeofizike, Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Katanias ka zbuluar një “rrjedhje” të re të dridhjes vullkanike.
Në Adrano dhe Biancavilla dëgjohen zhurma të forta. Por mbulesa e reve nuk lejon reagime vizuale ose nëpërmjet kamerave termike, të cilat janë të pranishme pranë zonës së majës së kraterit.



