“Bujar Nishanin do ta presim si presidentin tone”

“Bujar Nishanin do ta presim si presidentin tone”

Presidenti Bujar Nishani viziton sot Luginën e Preshevës me ftesë të kryetarit te komunës së Bujanocit, Shaip Kamber.

Vizitën e Nishanit e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Ish-kreu politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe KKSH-së, Jonuz Musliu, per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “Kosova Lindore sot ka festë. E kemi pritur me shekuj që të na vizitoj nje president shqiptar në Luginen e Preshevës dhe ja, më në fund u realizua ëndrra jonë. Ardhja e Nishanit ne Bujanoc dhe Presheve ka nje domthënie të madhe, eshte kjo nje vizite historike, vizite e mijëvjeçarit tonë, meqë ky shekull do të jetë i shqiptarëve..”

Musliu në ketë intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka sqaruar se “Nikoliçi nuk është president, por Nishani për shqiptarët e Luginës. Nishanin, ne nuk e presim si president të Shqipërisë, por të shqiptarëve. Si mund ta quajmë Nikoliçin presidenti ynë, kur ai na e kthen pushkën, kur kërkon luftë me shqiptarët?!.  Ai, sikur të ishte vërtetë presidenti ynë, do ta kishte vizituar bile një herë Preshevën. E dini se gjatë historisë së Luginës së Preshevës, kurrë kembë e një presdenti të Serbisë nuk ka shkelur ?!..”

“Prandaj, zoti Nishani eshte edhe presidenti ynë, që i dëshirojmë mirëserdhje si në shtëpinë e tij, buke kripë e zemër. Insitucione tona lokale, shoqatat e qytetarët të gjitha përgatitjet i kanë bërë nga tapeti i kuq deri te kërkesat tona për presidentin e shqiparëve”, ka deklaruar Musliu.

Ai është shprehur se tema e bisedimeve do të përqendrohet te intensfikimi i bashkëpunimit dhe vizitave më të shpeshta mes Tiranës dhe Preshevës. “Natyrisht do të prezantojmë problemet, shqetësimet tona në rrafshin kombëtar përballë politikave diskriminuese nga Beogradi. Derisa serbët kërkojnë ndihmë nga vëllezërit rus armatim, tanke e MIG luftarak, ne do t’i kërkojmë nga vëllezërit tanë shqiptarë në Tiranë përmes presidentit Nishani lapsa, fletore dhe libra…”, ka thënë ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy