
Teksa ka përfunduar Java e tretë të Superligës shqiptare në futboll, gazetari sportiv Uvil Zajmi, vjen me një analizë sportive në MCN live.
Zajmi, numëron ekipet që kanë sjell befasi të këndshme ose jo, teksa veçon Kukësin si një skuadër të lëkundur dhe në një lloj kaosi aktual.
Kjo është Java e katër e Superligës, dhe në një farë mënyrë nuk e prisja këtë surprizë. Nuk e prisja Dinamon në këtë situatë dhe nuk prisja as Skënderbeun. Egnatia është në një farë mënyr , e cila është një skuadër e cila në pak kohë ka mundur të marri një konfirmim që të jetë e rëndësishme për Superligën.
Ajo që më zhgënjen është Dinamo, rikuperoi Erzeni, por që i konsideroj skuadra të ndara në dy grupe, ku në një farë mënyrë komandojnë Partizani, që nëse merr trepikëshin sot, menjëherë ngjitet në krye, ku pastaj kemi Vllaznin, Laçin, më zhgënjeu në një farë mënyrë, nuk është skuadër akoma, por fakti që ka ndryshuar edhe trajner, poashtu edhe Kukësi me ndryshimin e trajnerit.
Por ajo që do thoja për një befasi negative janë Teuta dhe Kukësi, Teutën e mendoja një skuadër me entuziazëm tjetër meqë mori edhe trajner që e njeh kampionatin shqiptar siç është Longo, por ndodhet në fund dhe që zhgënjim për këtë javë mbetet Kukësi, një lloj kaosi, skuadër e lëkundur shumë.
Zajmi, gjykon se skemat taktike të ekipeve në Supërligë, janë ende të pakonsoliduara në tërësi.
Ka një numër të madh të golave të shënuar në këto javë kampionat, edhe për faktin se skuadrat akoma nuk njohin njëra-tjetrën.
Akoma ka ardhje, transferime të lojtarëve, shpërbërje, ribërje të ekipeve, në një farë mënyre edhe skemat taktike nuk janë të konsoliduar.
Kjo vihet re edhe në kampionatet evropiane, por mendoj se akoma nuk kemi konsolidime. Gjykoj unë që është mentaliteti i trajnerëve, lojtarëve, vendosja, sistemimet, por do të ketë një lloj normaliteti më vonë, jo kaq gola të shënuar.



