
Më shumë se 5000 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin.
Kështu njofton Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke saktësuar se, sipas të dhënave që disponon, gjatë luftimeve janë vrarë 5024 persona dhe 6520 janë plagosur.
Por mendohet se bilanci i vërtetë i luftës deri tani është shumë më i rëndë.



