Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Reshjet humbasin intensitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Reshjet humbasin intensitet

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë. Gradualisht në pjesën e parë të ditës  reshjet  e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              në zona malore 3 deri 14°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 8 deri 19°C                                                                                                                                                                 

në zona bregdetare 12 deri 19°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy