Qindra qytetarë nga Korça i bashkohen protestës së opozitës në kryeqytet

Qindra qytetarë nga Korça i bashkohen protestës së opozitës në kryeqytet

Afro 580 persona nga dega e PD Korçë pritet t’i bashkohen protestës së thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë. Veç anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, në protestë do të ketë edhe dhjetëra qytetarë, raporton korrespondentja e MCN TV.

Kryetari i PD të Korçës Devis Osmani bëri të ditur se për organizimin e protestës janë angazhuar të gjitha strukturat e degës se PD në qytetin e Korçës dhe njësitë administrative të kësaj bashkie si dhe forumi i gruas dhe i të rinjve.

Protestuesit do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjete private dhe do të nisen pas mesditës së kësaj të enjte.

Sipas kreut të PD lokale, ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë udhëtimi nuk do të bëhet me autobusë por me mjete private, për shkak se shoqëritë e transporteve janë venë nën presion për penalitete deri në heqje liçence, nëse do të transportojnë protestues ditën e tubimit të thirrur nga PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy