Ankimimi në KAS për Kuçovën/ Maliqi: Presim 20% drejtësi nga pavlefshmëria totale e krimit elektoral

Ankimimi në KAS për Kuçovën/ Maliqi: Presim 20% drejtësi nga pavlefshmëria totale e krimit elektoral

KAS ka nisur dje shqyrtimin e ankimit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit në Kuçovë. Kërkesa ankimore e depozituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati Lefter Maliqi Opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të vendimit të KQZ-së që shpalli fitues Kreshnik Hajdarin e PS-së dhe rinumërim votash dhe shpallje të pavlefshme të tyre në disa qendra votimi. Kandidati i opozitës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi në një komunikim me MCN live, tha se kemi të bëjmë me krim shtetëror dhe elektoral. Ai u shpreh se nga vendimi i sotëm i KAS presin 20% drejtësi nga pavlefshmëria totale dhe se kanë ofruar prova të reja të krimit elektoral në KZAZ 64 në Kuçovë. Ne presim nga KAS, Kolegji Zgjedhor dhe drejtësia të paktën në rastin e Kuçovën 20% drejtësi nga pavlefshmëri totale, krim shtetëror dhe krim elektoral në KZAZ Kuçovë. Në seancën time në KAS dje kam thënë që shpresoj dhe besoj që rasti i Kuçovës të mos jetë rast i përgjithshëm në tërë Shqipërinë dhe jo me kot pamjet filmike në firmë nga avokati te KQZ nuk janë bërë ende publike sepse vetëm te qendrat e votimit janë gjetur 1 mijë e ca shkelje, nga pamjet filmike që i kemi kapur dhe të prera nga specialistë të IT dhe të prera tashmë janë në dispozicion sot në orët e para KAS për verifikim, pro po ju them se këto janë vetëm një pjesë e provave pa llogaritur se çfarë ka aty brenda në kuti, KAS dje ka marrë vendim për mos hapje të kutive dhe për të vazhduar procedurën për pavlefshmërinë e votimit në KZAZ 65 dhe për pavlefshmërinë e pjesëve të fletës së votimit ku kandidati nuk duhet ët ishte i PS në listën e votimit meqë ishte i dënuar me katër muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy