Petrit Vasili në Zululand: LSI voton pa hezitim reformën sipas Venecias

Petrit Vasili në Zululand: LSI voton pa hezitim reformën sipas Venecias

Sonte në studion e emisionit Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Reforma në Drejtësi ishte çështja më kryesore e diskutimit. Vasili tha se LSI është e vendosur që ta votojë reformën sipas Venecias me të 20-të deputetë që ka në grupin parlamentar. Ndërsa për largimin e Përparim Spahiut nga grupi parlamentar i LSI-së, tha se ishte një vendim korrekt, duke e analizuar me faktin se LSI kishte marrë vendim unanim më parë për ta miratuar reformën dhe nuk ishte e nevojshme mendimi kundër në këtë moment.

 

Nano pyeti Vasilin se me kë qeveriste më mirë LSI: me PS apo PD. Në përgjigjen e vet Vasili u tregua i kujdeshëm, edhe pse zemrën e kishte nga PS, koalicioni me PD ishte koalicion politiko-historik dhe i nevojshëm për stabilitetin e vendit.

 

Vasilit nuk i shpëtoi pa saktësuar edhe periudhën më të mirë që ka pasur PS ndër vite. Ai tha se Partia Socialiste ka qenë më mirë në vitet 1992-1997. Nano i kërkoj Vasilit të bënte një përcaktim për Ramën dhe kreu i grupit parlamentar tha: “Është natyrë artistike”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy