Imam Armand Ali për sulmet në xhami: Të rrezikuar nga islamofobia

Imam Armand Ali për sulmet në xhami: Të rrezikuar nga islamofobia

Armand Ali ashtu si shumë besimtarë të tjerë muslimanë është i tronditur për sulmin me 5 të plagosur në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës.

I rezervuar për të dalë në një përfundim mbi motivet e këtij akti imami na thotë se ngjarje të tilla ka gjasa të përsëriten, nisur nga klima që është krijuar kundër muslimanëve me ndihmën edhe të një pjese të medias.

Imami kritikon punën e dobët të strukturave të policisë që sipas tij nuk kanë vepruar edhe kur janë sinjalizuar për persona që kanë nxitur urrejtjen fetare.

Komunitetin Musliman, Armand Ali, e sheh si promotor të ndasive mes vetë muslimanëve në Shqipëri. Rol në këtë përçarje sipas imamit ka luajtur infiltrimi i gylenistëve në poste drejtuese në vendin tonë.

Ai i përgjigjet edhe pyetjes nëse do të mbështesë grupimet e muslimanëve që garojnë në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy