
Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën, i dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit. Shoqërimi i 37-vjeçarit është kryer nën masa të rrepta sigurie. Gjatë seancës, Zaja është shprehur se ditën e ngjarjes ka qenë në Vlorë dhe nuk ka marrë pjesë në vrasjen e 43-vjeçarit.



