Lideri çeçen: Putin mund të mobilizojë forcat e sigurisë që shkatërrojnë çdo ushtri perëndimore

Lideri çeçen: Putin mund të mobilizojë forcat e sigurisë që shkatërrojnë çdo ushtri perëndimore

Në vend të rezervistëve, Rusia mund të mobilizojë gjysmën e forcave të sigurisë së vendit dhe ato do të ishin në gjendje të shkatërronin çdo ushtri perëndimore.

Një ide e tillë vjen nga Ramzan Kadyrov, lideri çeçen, i cili angazhoi forcat e tij në terren në fazën e parë të luftës në Ukrainë.

Me anë të një mesazhi në Telegram, Kadyrov vë në dukje se forcat e sigurisë kanë stërvitje të mirë fizike dhe janë të aftë në përdorimin e armëve.  

Për këtë arsye do të ishte e përshtatshme të mobilizoheshin ato agjenci, duke përfshirë edhe njësitë speciale. Janë rreth pesë milionë njerëz që plotësojnë rregullisht kërkesat fizike.

Nëse 50% e punonjësve lihen në pozicionet e tyre zyrtare, gjysma tjetër do të shkatërrojë çdo ushtri perëndimore.

Rusia është një vend i madh dhe ka aq shumë burime sa NATO dhe Perëndimi do të lodheshin duke numëruar. Ka shumë më tepër burime ushtarake sesa mund të imagjinohet.

Deklarata e Kadyrov vjen pasi dy ditë më parë kishte përjashtuar pjesëmarrjen e forcave çeçene në mobilizimin e ri të shpallur nga Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy