
Protestuesit Gilets Jaunes (Jelekët e Verdhë) u përleshën me policinë në Champs-Elysees të Parisit, teksa zhvillohej parada ushtarake për festimin e Ditës së Bastijës në Francë.
Presidenti francez Macron, i cili tradicionalisht "shqyrtoi trupat" gjatë paradës ushtarake në Champs-Elysees më parë të dielën, u prit me fishkëllima nga "Gilets Jaunes" në mesin e audiencës.
Protestuesit nuk kishin veshur jelekët e famshëm, por ata thërrisnin: "Gilets Jaunes! Gjërat do të shpërthejnë!" dhe "Macron, po vijmë të marrim!" teksa kalonte karroca e presidentit. Disa kishin shenja kartoni, shalle të verdha ose balona.
Një grup i vogël protestuesish u raportua nga AFP duke ecur poshtë e lart në rrugë, duke kënduar "Ne jemi këtu, edhe nëse Macron nuk pajtohet, për nderin e punëtorëve dhe për një botë më të mirë, ne jemi këtu".
Figuara të shquara të “Gilets Jaunes”, si: Maxime Nicolle, që bëri thirrjen e hershme për të protestuar në mediat sociale dhe Jerome Rodrigues, i cili humbi një sy nga armët e policisë gjatë një proteste në fillim të këtij viti, u arrestuan dhe u mbajtën në paraburgim e festimeve të Ditës së Bastijës për "organizimin e paligjshëm të një proteste", tha zyra e prokurorit të Parisit.
Në total, 152 vetë u morën për t'u pyetur përpara ose gjatë paradës, konfirmoi zyra e prokurorisë e Parisit.
Avokati i Rodrigues Arié Alimi krahasoi këto arrestime me atë të "kundërshtarëve politikë". "Jo shumë kohë më parë, qeveria franceze tha se ishte e tronditur që Rusia do të arrestonte kundërshtarët politikë gjatë protestave, por tani është ajo që po bën të njëjtën gjë", tha Alimi në një intervistë të drejtpërdrejtë të postuar në Twitter. "Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë, e cila po përkeqësohet".
Përleshjet mes policisë dhe protestuesve filluan në fund të paradës. Disa protestues u përpoqën të ngrenë barrikada duke përdorur barriera të kontrollit të turmave për të bllokuar trafikun, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.



