Altin Dumani kreu i SPAK, në një takim informal ditën e djeshme me gazetarët ka dhënë detaje për disa nga dosjet e nxehta që po hetohen nga institucioni që ai drejton.
Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live u shpreh se në fakt Dumani u tregua i rezervuar dhe nga mënyra se si po hetohen këto çështje ka njëlloj stepie nga prokuroria e posaçme.
Ai tha se sa i takon inceneratorit të Tiranën Dumani deklaroi se jemi në fazën e hetimeve paraprake dhe po hetohet dhe zbatimi i kësaj kontrate, por sipas tij SPAK duhet të zbardhë sa më shpejt këtë dosje të copëtuar në fraksione për të kuptuar nëse Veliaj është apo jo fajtor.
Në fakt nuk u duk si takimet e tjera, dumani u tregua më i rezervuar dhe s’ka dhënë shumë detaje për dosjet që SPAK po heton. Në reshta mund të lexosh se ka dhënë lajm.
Dumani tha se SPAK do të ketë një strategji kundër krimeve zgjedhore. Nga mënyra se si po hetohet ka njëlloj stepie nga prokuroria e posaçme sa i takon hetimeve që kanë njëlloj peshe.
Prokuroria e posaçme kam përshtypjen se duhet të kuptojnë se zgjedhjet nuk lihen më në ditën e zgjedhjeve, ndoshta as muajin e fushatës ato fillojnë shumë më përpara, prandaj kjo strategji mund të jetë dhe shumë e vonuar, por nuk duhet paragjykuara sepse mund të ketë dhe sukses.
Duhet pritur se çfarë parashikon kjo strategji pikë pas pike, por duhet thënë se blerja dhe ndikimi në zgjedhje nis shumë më herët se sa muajin e fushatës.
Zakonisht nuk është strategjia e parë që hartohet nga një prokurori sa i përket krimeve zgjedhore, ka ndodhur dhe më parë që janë marrë në mënyrë ekskluzive me këto krime, por në këtë rast mund të kemi një tjetër mënyrë hetimi.
Sa i përket hetimeve për dosjet e nxehta Zhabina u shpreh se SPAK është përballë pritshmërive që kemi dhe opozita mund të jetë në të drejtën e saj kur thotë se po goditet politikisht, teksa shohim se për eksponentë të PS ka njëlloj stepie.
Dy drejtuesit e saj janë në hetim, ndërsa nga ana tjetër shohim se për dosje të rëndësishme ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish zyrtarë prokuroria ka njëlloj ngecie dhe ky është fakt.
Ka shumë pikëpyetje se si ka hetuar prokuroria e posaçme. Përballë kësaj situate sa i takon inceneratorit të Tiranën Dumani tha se jemi në fazën e hetimeve paraprake dhe po hetohet dhe zbatimi i kësaj kontrate.
SPAK duhet të zbardhë dosjen sa më shpejt për kuptuar nëse Veliaj është apo jo fajtor. Dosja e inceneratorit është copëtuar në fraksione. Në të gjithë këtë tymnajë i takon prokurorit të çështjes që të dalë në një përfundim sepse ndikimi është shumë i madh dhe pastaj SPAK ka një raport dhe me qetarët të cilët kanë pritshmëri prej tij.
I pyetur nëse është thirrur vëllai i Veliajt dhe ai refuzon të vijë në Shqipëri, Zhabina tha se do të ishte e çuditshme që një person që thirret në prokurori të mos e zbarojë këtë vendim.
Nuk e di ta them dhe dje Dumani u pyet për këtë çështje dhe sigurisht që nuk dha shumë detaje duke qenë se çështja është në zhvillim e sipër. Por kontrollet e kryera në banesa janë prova që të çojnë te çështja.
Ndoshta aktualisht SPAK s’ka prova për të inkriminuar Veliajn dhe familjarët e tij, ose ka prova dhe po i rendit në dosje. Do ishte e çuditshme që një person që thirret në prokurori të mos e zbatojë këtë vendim.



