
Prokuroria e Durrësit do të hapë sot 102 kontejnerët që ndodhen në Porto Romano, për të ekzaminuar nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme.
Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se nëse aty ka lëndë toksike ashtu siç dyshohet, çështja duhet të kalojë në SPAK.
Kontejnerët janë në ambient të hapur. Nuk ke garanci që aty nuk ka rrjedhje dhe të krijohet një problem më i madh sesa çfarë është tani.
Prokuroria do provojë nëse janë lëndë toksike apo jo. Kjo është thembra e Akilit. Nëse ka lëndë toksike çështja do të përfundojë në SPAK, se lëndët toksike fusin në lojë të gjithë zinxhirin e Ministrisë së Mjedisit. Kemi të paktën 4 institucione të përfshirë. Prokuroria e Durrësit të bëjë detyrën të thonë që janë toksike apo jo.



