
Pak orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar, Shqipërinë e vizitoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të shmangë dhunën në protesta. Ai gjithashtu u bëri apel palëve që të zgjidhin problemet politike nëpërmjet rrugëve të dialogut.
Në tre muajt e fundit, Ballkani perëndimor është përfshirë në protesta politike. I pyetur nëse ka lidhje Rusia në këtë fakt, Stoltenberg u kujdes të çonte mesazhe vetëm për opozitën, ndërsa kryeministri Rama tha se ndonëse nuk kanë një lidhje me Rusinë mund të ato mund të bëhen shkas për të përfituar Rusia.
Pas takimit me kryeministrin Rama, Stoltenberg është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shkruan se është zotuar që të nxisë rritjen e buxhetit të forcave të armatosura në 2%.



