Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca është pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Korçë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai e konsideroi një sinjal të mirë se drejtësia po funksionon dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri.
Ju e dini që nuk e kam zakon të bëj koment për proceduar apo çështje specifike. Po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe dhe më e fortë. Ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve. A mjafton kjo? Jo. Ne presim më shumë nga të gjithë
I pyetur lidhur me rolin aktiv të Sali Berishës në politikë edhe pas shpalljes “non grata”, Soreca tha se nuk komenton zhvillimet e brendshme të partisë.
Më lejoni të mos e komentojmë mbi zhvillimet e brendshme të partisë. Ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do të ketë zgjedhje shumë shpejt. Ne po flasim me të gjitha forcat politike. Vazhdojmë punën tonë duke biseduar me forcat politike në vend



