Gjermani, bunkeri nazist do të kthehet në hotel luksoz

Gjermani, bunkeri nazist do të kthehet në hotel luksoz

Një bunker nazist në Gjermani do të kthehet në hotel luksoz.

Hochbunker Feldstrasse është ndërtuar në lagjen St Pauli të Hamburgut në vitin 1942, në vetëm 300 ditë nga një mijë viktima të regjimit.

Bunkeri u përdor nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nga civilë gjatë krizës së strehimit pas luftës.

Tani aty ndodhen rreth 40 aktivitete tregtare përfshirë klube nate, stacione radio dhe studiot televizive.

NH Hotel Group pret të krijojë 136 dhoma.

Kostoja për një natë në hotel, i cili do të quhet Nhow Hamburg, do të fillojë nga 100 euro për një natë.

Ai përfshin një bar, një lokal dhe një restorant.

Hapja pritet nga mesi i vitit 2021.

Në çati, e cila do të jetë e hapur për të gjithë klientët, do të ndërtohet një memorial kushtuar viktimave të Gjermanisë naziste.

Duket se ideja e ka origjinën në trendin në rritje të atij që njihet si turizmi i errët.

Udhëtimet e kësaj kategorie përfshijnë vizitat në vendet që lidhen me vdekjet dhe tragjeditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy