Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur sot në SPAK, e shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.
MCN TV mëson se Xoxa do të merret në pyetje, një ditë pas dëshmisë së Erion Veliajt.
Kryebashkiakut iu komunikua dje nga SPAK një tjetër akuzë, ajo për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.
Veliaj është përgjuar në komunikime telefonike më bashkëshorten, vëllanë dhe bashkëpunëtorë të afërt.
Gjatë transferimit nga qelia për në GJKKO, ai ka përdorur telefonin celular të një prej policëve të burgut që e shoqëronte.



