Israel Katz: Nëse armëpushimi përfundon, ne nuk do të bëjmë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut

Israel Katz: Nëse armëpushimi përfundon, ne nuk do të bëjmë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut

Nëse do të prishej marrëveshja e brishtë e armëpushimit me Hezbollahun, ne do të veprojmë me forcë edhe më të madhe dhe do të depërtojmë më thellë.

Kështu deklaroi  ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili nënvizoi se në këtë rast forcat izraelite nuk do të bëjnë më dallime mes Libanit dhe Hezbollahut.

Katz, i cili vizitoi veriun e Izraelit, tha se qeveria libaneze duhet të autorizojë ushtrinë për të zbatuar kushtet e armëpushimit duke mbajtur Hezbollahun larg Litanit.

Ndërkohë, Ministria  e Shëndetësisë në Liban ka vlerësuar numrin e viktimave të sulmeve izraelite në Liban që nga 7 tetori 2023 në mbi 3,000, me mbi 13,000 të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy