Korreshi: Mikrokreditë, skema gjobëvënieje. Bankat janë kthyer në agjentë imobiliarë! (VIDEO)

Korreshi: Mikrokreditë, skema gjobëvënieje. Bankat janë kthyer në agjentë imobiliarë! (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi duke folur në MCN Live e konsideroi si gjobëvënie skemën mashtruese të mikrokredive, duke sjellë një rast konkret me blerjen e një telefoni celular. Po ashtu Korreshi vuri në dukje bankave u është dhënë një hapësirë e frikshme lundruese me ndryshimin e legjislacionit disa vite më parë, duke zmadhuar kapitalet e tyre në kurriz të konsumatorit.  

Drupal Ad

 

 

 

 

"Unë e kam ngritur si shqetësim kam 2-3 vite. Më parë kam qenë avokat dhe jam marrë me pjesën civile. E kam njohur si shqetësim, jo vetëm për mikrokreditë, por edhe bankat e nivelit të dytë. Legjislacioni është ndryshuar në 2016-2017, ku bankave u është dhënë një hapësirë lundruese e frikshme. Ju e keni parë sa janë zmadhuar kapitalet e tyre, sepse e kanë të sigurt. Por këto kanë qenë në kurriz të konsumatorit. Më parë kur merrje kredi në bankë, banka e ka në kontratë ligjërisht që pas 3 muajsh prish kontratën në mënyrë të njëanshme nëse nuk paguan, nuk të njofton, por nxjerr urdhrin e ekzekutimit dhe kjo është një anë ligjore që duhet rregulluar. Nuk ke pse shkon ti te përmbaruesi dhe ndryshon çmimin. Sot ta ngulin mirë, edhe pasi ta kanë prishur kontratën, ty të gënjejnë, të mbajnë me shpresë për rikonstruktimin e kredisë, nuk ta ristrukturojnë por ti paguan pafund përmbarues, paguan gjoba, shkojnë nga 6-7 mijë euro këto. Është një skemë komplet që bankat të fusin penalitete. Je me fat po të ristrukturojnë kredinë".

 Te mikrokreditë unë po të jap shembullin tim konkret. Shkova për të marrë një celular që kushtonte 1 milionë e 100 mijë lekë, dhe pagova 1 milionë e 753 mijë lekë.  Ata marrin 60 për qind. Kjo kalon në gjobëvënie. Kurrë nuk mund të kalojë norma e interesit principalin, është absurde”.

Ndër të tjera Korreshi tha që bankat janë kthyer në agjentë imobiliarë.

"Bankat janë kthyer edhe në agjentë imobiliarë, drejtorët e bankave, saqë po shesin pasuritë e paluajtshme për qokë. Banka ta merr pronën 40 mijë euro, dhe ta shet 200 mijë euro, sepse e ka kthyer në pronësi të vet. Edhe kjo skemë duhet të rregullohet, BSH duhet të ketë sensibilitet më të madh. Ti duhet ta shesësh pronën aq sa është. Duhet të ketë një koncept të ri që vlera e kredisë s’mund të kalojë principalin. Si do ta shlyejë ai, është në pamundësi. Nuk mund t’i kërkosh për 600 mijë lekë, 7 milionë. Duhen rishikuar gjobat e bankave për penalitetet. Të gjitha këto skema duhen riparë, sepse përndryshe po i kthejmë në gjobaxhinj. Është një strukturë e parandalimit të pastrimit të parave, që s’ka nga i merr elementët po s’i çuan informacione institucionet, Tatim-Taksat, bankat e nivelit të dytë. Bankat të raportojë blerjet në shuma të larta, blerjet cash. Po ashtu edhe BSH që të kërkojë të raportohen të gjitha këto shuma. Duhen parë sepse livadhisin skema të pasurive të paluajtshme. Te rivlerësimi, për tre muaj një shtëpi blihet 60 mijë euro, dhe shitet 130 mijë euro, ja ku pastruam 70 mijë euro me dy kontrata”.

Korreshi theksoi se drejtësia duhet të veprojë dhe skemat duhet të zbërthehen.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy