Vala e dytë e koronavirusit, shifrat në rritje në shumë vende të botës (VIDEO)

Vala e dytë e koronavirusit, shifrat në rritje në shumë vende të botës (VIDEO)

Bota duket se po përballet me valën e dytë të koronavirusit, ku gjatë 24 orëve të fundit infektimet ditore janë rrtiur në nivelin e muajit maj.

Franca ka regjistruar një numër rekord të të infektuarve me Covid 19, 33 100 të tillë për 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive është rritur në 376.

Edhe Spanja po përballet me shifra të larta të të prekurve me virusin vdekjeprurës. Sipas autoriteteve vendase, orët e fundit janë regjistruar 2.987 raste pozitive, duke bërë që të rikthehen kufizimet me ndalimin e duhanpirjes në ambientet e jashtme, mbylljen e diskotekave si dhe me disa kufizime për baret.

Në rritje është edhe numri i të infektuarve në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 629 persona pozitiv, shifra më e lartë kjo që prej 23 majit.

Ndërkaq, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 1012 raste të reja pozitive, dhe 3 viktima.

Situatë problematike vijon edhe në Iran me 2 245 raste të reja dhe 161 viktima, ndërsa në Marok janë regjistruar 1 776 raste në 24 orë.

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar rreth 48 mijë raste të reja dhe mbi një mijë viktima, sipas të dhënave të universitetit “Xhon Hopkins”.

Lajme shpresëdhënëse vijnë nga Rusia, e cila ka njoftuar zyrtarisht se ka prodhuar lotin e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy