Plagosja me armë zjarri në Peqin, ngjarja pas një konflikti të çastit (VIDEO)

Plagosja me armë zjarri në Peqin, ngjarja pas një konflikti të çastit (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peqin. Një 26- vjeçar ka plagosur më armë zjarri në këmbë një 41- vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" në Peqin.

26-vjeçari me iniciale Aldo Tafa, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, Shkëlzen Canin, rreth 41 vjeç.

Gazetarja Entela Duka në një lidhje me studion e MCN Live tha: 

Për shkak të një konflikti të çastit, kemi një 41-vjeçar të plagosur. I plagosur është 41-vjeçari Shkëlzen Cani. Nuk ka pasur njoftim policia për ngjarjen që ka ndodhur. Janë vendosur në dijeni pasi 41-vjeçari është paraqitur në spital. Plumbi kishte përshkruar këmbën, dhe për shkak të hemorragjisë është drejtuar drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Autori, Aldo Tufa është nga qyteti i Peqinit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ngjarje me prapaskenë, apo për persona me precedentë kriminalë. 26-vjeçari është në arrati.

Dy personat kanë qenë në ambiente të një lokali në Peqin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy