Basha i përgjigjet për herë të parë Donald Lu dhe kmenton kandidaturën e Metës si presidenti i ri

Basha i përgjigjet për herë të parë Donald Lu dhe kmenton kandidaturën e Metës si presidenti i ri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur se si i komenton deklarat e ambasadorit Lu, i cili u shpreh se zgjedhjet pa opoziten jane legjitime, Basha tha se nuk ishte nje deklarate e ashper.

Si e komentoni deklaratën e Donald Lu?

Nuk ishte e ashpër. Nuk do jenë të pranueshme si zgjedhje. Deklarata e McAllister tha se zgjedhjet janë në rrezik. Shprehja se ‘zgjedhjet mund të jenë të lirshme dhe legjitime’ nuk do të thotë asgjë. Në vendin e Lu ka pasur ligje deri në 63 ku qytetarët me ngjyrë nuk lejoheshin të futeshin në lokale sepse ishin ligje të ligjshme, por jo të drejta. Mund të tentohet një proces zgjedhor pa opozitën, por ai e kthen Shqipërinë 27 vite pas.

A e ka mbështetur Meta çadrën?

Kjo është e vërteta e Lulzim Bashës Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur se si e komenton zgjedhjen e Ilir Metës President, është përgjigjur se është një Pazar, dhe se nëse opozita do ta pranonte si një President konsensur, sipas tij i bie të jenë pjesë e një farse. 

Si e komentoni zgjedhjen e Metës President?

Me një Pazar tipik siç kanë mbyllur dhe çështjet e tjera po mbyllin edhe çështjen e Presidentit. Është kapitulli i fundit i Republikës së vjetër. Edhe loja e sotme në Parlament është një luftë e padobishme e çorbës së republikës së vjetër. Ruci u ngarkua të bëjë rolin e kukullës ndërkohë që ishte dakordësuar zgjedhja e Presidentit. Në një restorant të tiranës duke konsumuar shishe vere, duke vendosur të dy se kush do jetë Presidenti, në përjashtim total të interesat qytetar.

Keni pasur një marrëveshje me Metën për protestën?

Jo. Është një gënjeshtër e stisur. Ju keni qeverisur me Metën.

Pse nuk e pranoni si konsensual?

Të pranojmë Metën President konsneusal do të thotë se jemi pjesë e farsës. Përshëndetjet e mia nuk I janë drejtuar asnjëherë Ilir Metës, por qëndrimeve të mbajtura. Nëse qëndrimi I LSI ishte për drogën dhe korrupsinin që kërcënojnë zgjedhjet e ardhshme dhe që nuk ka zgjedhje pa opozitën, është një qëndrim që është përshëndetur atëherë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy