Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku 47-vjeçarja Violeta Gurra u gjet e masakruar në banesë. Sipas informacioneve nga uniformat blu, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa bëhet e ditur se 47-vjeçarja ishte me precedentë penalë.
Në 2015-n, gjykata e kishte shpallur atë fajtore dhe e kishte dënuar me 5 muaj burg, për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Gruaja mësohet se vuante prej kohësh nga depresioni dhe merrte kurim. Ajo ishte e ve dhe kishte konflikte me familjarët e ish-bashkëshortit.
Në trupin e shtetases Violeta Gurraj, ekspertët konstatuan shenja dhune në pjesën e fytit. Trupi i 47-vjeçares u dërgua në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.



