Me qëllim ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarreve dhe menaxhimin e situatave të rënda që shkaktohen nga tërmetet, Shqipëria ka marrë pjesë në një projekt rajonal. “Adriatic Holistic Forest Fire Protection” parashikon edhe instalimin e kamerave me rreze infra të kuqe dhe GPS në sipërfaqet pyjore.



