Kulla në Shkodër, Sokoli: Shkatërrohet identiteti urban i qendrës historike (VIDEO)

Kulla në Shkodër, Sokoli: Shkatërrohet identiteti urban i qendrës historike (VIDEO)

Këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike Shkodër, Imeldi Sokoli projektin për kullën “Rozafa Tower” e cilëson si një nismë surprizë, për të cilën askush nuk kishte dijeni.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se PD e kundërshton projektin pasi bëhet në shkelje flagrante të planit të përgjithshëm vendor në Shkodër të miratuar në vitin 2017.

Sipas tij, pika tjetër ka të bëjë me shkatërrimin e identitetit urban të qendrës historike Shkodër.

Drupal Ad

Qendra historike ka pësuar dëmtime ndër vite, por kjo është vulë e shkatërrimit të kësaj qendre historike.

Plani vendor parashikon deri në 7 kate, por lartësia e kullës është mbi 100 metër.

Ka shkelje flagrante të lartësive dhe volumit të betonit, gjë që shkatërron rëndë identitetin e qytetit.

Unë si urbanist nuk jam kundër kullave, por konteksti i kullave ka të bëjë me vendin ku ndërtohen.

Nuk është konteksti i qytetit të Shkodrës që të ndërtohen kulla.

Shkodra nuk është një tipologji qyteti që mund të absorbojë kulla të tilla.

Mund të ndërtohen tipologji të tjera ndërtimesh që i shkojnë për shtat qytetit, jo kulla.

Ky konkurs nuk është një instrument ligjor. Nuk ka fuqi ligjore si aktivitet, ajo që ka fuqi ligjore është leja e ndërtimit që mund të jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Këtu nuk kemi asnjë transparencë për realizimin e këtij konkursi, nuk kemi të afishuar asnjë detyrë publike.

Kjo nismë është një nismë surprizë në qytet për të cilin askush nuk ka informacion dhe ne si këshilltarë nuk dimë asgjë.

Kjo nuk është kompetencë e këshillit bashkiak, por për lejet është e kryetarit.

Tashmë që kemi informacion për këtë vendimmarrje do të ndjekim hapat ligjorë.

Do kërkohet informacion i detajuar për termat e referencës dhe detyrën e projektimit.

Nëse kjo nismë vazhdohet dhe konkretizohet në Këshillin Kombëtar të Territorit, do të bëjmë padi, pasi kjo kullë është në shkelje flagrante të interesit të qytetit.

Këtu i është cenuar i gjithë interesi publik i qytetarëve të Shkodrës.  

Lidhur me protestën e paralajmëruar nga PD për këtë çështje pasditen e 22 korrikut, Sokoli deklaroi se është një nismë civile, pasi së pari janë qytetarë të qytetit të Shkodrës, përtej përfaqësimit të forcës politike.

Ai tha se do të jetë një marshim civil por se mund t’i bashkohet kushdo që e sheh se duhet reaguar për këtë shkelje flagrante që po iu bëhet qytetarëve të bashkisë Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy