
Deputeti socialist, Petro Koçi në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet vendore dhe garën për kandidatët duke deklaruar se turet e kryeministrit Rama nuk kanë të bëjnë me fushatë me natyrë elektorale.
Duke u ndalur te takimi në Fier, ai tha se janë takime për informimin e punëve të mira dhe se sipas tij, Subashi ka të mirat dhe të metat e veta dhe për këtë duhet pritur momenti i duhur për të parë nëse do të përzgjidhet apo jo si kandidat. Sipas Koçit, takimi i Ramës në Fier dha mesazh kundër korrupsionit.
Turi ka të bëjë me një iniciativë të PS dhe kryeministrit për të parë situatën aktuale që po kalon aktualisht Shqipëria dhe më gjerë që ka shkaktuar lufta naziste e Putitn. Natyrisht kjo ka prekur ekonominë dhe financat e shumë vendeve dhe jemi në këtë kuadër informimi dhe politikat që bën qeveria për këtë krizë. Pra nuk kemi të bëjmë me një natyrë elektorale, por për krizën. Nuk besoj se në rastin e Fierit pati ndonjë konfirmim për kandidat të bashkisë, më duket se dha disa mesazhe të qarta ai mbështet gjithmonë punët e bukura që bëhen. Nëse bëhet fjalë për qendrën e Fierit ai është investim i qeverisë shqiptare dhe ai e ka shfrytëzuar mirë kur ka mbështetjen bashki-qeveri. Mendoj se Rama dha një mesazh kundër korrupsionit sepse foli për ata që punojnë mirë dhe ata që punojnë për xhepin e vetë. së teti dha mesazhin
I pyetur nëse është i denjë kryetari i Fierit për një mandat tjetër, Koçi tha se reagimet e tij nuk kanë qenë personale dhe se në rastin konkret ai nuk ka asnjë hesap personal me Subashin, pasi ai ka meritat dhe të metat e veta dhe kur të vijë momenti do të ketë meritën vetë nëse do konfirmohet apo jo.
Aty kanë qenë gjithmonë meshkuj kandidat dhe besoj se një grua do të sillte ndryshimin, por kur them këtë skam asnjë person konkretisht. Tradicionalisht zgjedhja e kandidatëve është kompetencë e kryesisë është dhe me statut. Sigurisht do ketë një proces konsultimi, duhet të kemi një diskutim të hapur ku të flitet logjikisht me atributet që një kryetar bashkie duhet të ketë. Ky është një momenti i rëndësishëm dhe pavarësisht zotësive që duhet të ketë kandidati duhet të ketë dhe integritet moral, kjo është një çështje tepër prezentë. Fieri ka një elektorat të konsolidueshëm, por me një kandidaturë me integritet fitoret bëhen më të mira. Ne kemi nevojë të vetëkorigjohemi nga pikëpamja e meritave dhe emrave që kemi në lojë.



