
Kolumbia do të prishë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Vendimin e ka bërë të ditur të ditur Presidenti kolumbian Gustavo Petro, duke e quajtur gjenoci atë që po ndodh në Gaza.
Petro, presidenti i parë i krahut të majtë në vend, e kritikon ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ka kërkuar t’i bashkohet çështjes së Afrikës së Jugut qw akuzon Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Këtu përballë jush, qeveria e ndryshimit, e presidentit të republikës njofton se nesër do të prishim marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit”, tha Petro në Bogota, në marshimin për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe për të mbështetur reformat sociale dhe ekonomike.



