Trump këmbëngul se tre centralet bërthamore të Iranit u shkatërruan pavarësisht raportit të Inteligjencës

Trump këmbëngul se tre centralet bërthamore të Iranit u shkatërruan pavarësisht raportit të Inteligjencës

Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se centralet bërthamore në Iran u shkatërruan plotësisht nga sulmet e SHBA, ndërkohë që një raport i Inteligjencës ngriti dyshime mbi suksesin e tyre. 

Vlerësimi i dëmit i publikuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit vlerëson se sulmi e ka vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm disa muaj. 

Duke folur me gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan tha se të tre centralet bërthamore në Iran u goditën "në mënyrë perfekte" dhe u shkatërruan.

Ai shton gjithashtu se raportet e mediave amerikane janë "shumë të pahijshme" ndaj atyre që kryen sulmet.

Më parë ai në rrjetet sociale mediat për përpjekjen për të “poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori”.

Një vlerësim i hershëm i inteligjencës së Pentagonit për sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit thotë se sulmi nuk e shkatërroi programin bërthamor të vendit dhe ndoshta vetëm e vonoi atë "disa muaj, vetëm".

Rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit nuk u eliminuan në bombardimet e së shtunës, thanë burime të njohura me vlerësimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.

Centrifugat e Iranit janë kryesisht "të paprekura" dhe ndikimi i sulmeve ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë, shtojnë burimet.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur vlerësimin "krejtësisht të gabuar" dhe thotë se është zbuluar nga "një humbës i nivelit të ulët në komunitetin e inteligjencës".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy