Pogradec, fshatarët në burg për ndërtim pa leje

Pogradec, fshatarët në burg për ndërtim pa leje

Policia ka nisur kontrollet për zbatimin e planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje.

Policia e korces njofton se gjatë kësaj jave proçedohen në gjendje të lirë 8 (tetë) shtetas për veprën penale : “Ndërtim i paligjshëm”, nga të cilët 6 në Pogradec, 1 në Korçë e 1 në Devoll.

Në vijim të zbatimit të planit të masave në lidhje me  ndërtimet e paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Pogradec, Korçë e Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm :

• A.O, 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr 5 në Pogradec, ka ndërtuar një ballkon, pa lejen e organeve përkatëse.

• J.B, 57 vjeç

• M.N, 60 vjeç

• R.K, 75 vjeç,

• E.I, 35 vjeç,

• SH.H, 45 vjeç, të gjithë banues në fshatin Radokal i Poshtëm. 

Procedimi ndaj tyre nisi pasi shtetasit e mësipërm në fshatin Radokal, në tokat (pronë) respektive të tyre, janë kapur në flagrancë duke ndërtuar objekte të ndryshme pa leje.

• H.S, 36 vjeç,banues në Korçë, pasi në lagjen nr 5 në Korçë, ky shtetas u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

• H.D, 66 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi nga kontrolli i ushtruar në këtë fshat, rezultoi se ky shtetas ka ndërtuar një objekt të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy