Duke komentuar rastin e dhunimit të një të moshuare në Kosovë, psikologia Besarta Taçi, njëherazi Presidente e Psikotraumatologeve "EMDR Albania", tha se problemi në Shqipëri në raport me vendet e tjera është tek ajo çfarë ndodh pas ngjarjes.
Duke folur në emisionin "Arnautistan" në MCN TV ajo theksoi se duhet të tregohet kujdes ndaj punonjësve të ndihmës pas Covid-19, duke shtuar se duhet të kemi filtra pasi përndryshe fëmijët dhe të moshuarit do jenë në duar të gabuara.
Edhe në atë institucion ka një arsye pse ka ndodhur kjo situatë, nuk mund të ndodhë në një institucion ku bëhen mbledhje flitet për empati. Ndodh në vendet ku kërkohet performanca, një numër i caktuar pacientësh, aspekti ekonomik dhe askush nuk mbikëqyr. Nëse nuk kemi filtra fëmijët dhe persona të moshës së tretë janë në duar të gabuara.
Ajo do t’i ofroja (infermieres) të ndalojë një moment dhe të kuptoj pse ka zgjedhur të jetë infermiere. Kemi gjithmonë mundësinë e përmirësimit, të identifikojmë te vetja çfarë nuk shkon. Kjo vajzë duhet ndihmuar sepse reagimi dhe gjithçka që do vijë në të ardhmen e saj nuk do jetë e lehtë. Duhet të jemi edhe të mirëkuptueshëm sepse është e re në moshë.
Ne kemi trauma trebreznore që duhet t’i përpunojmë, por nuk është çështje shqiptare. Ka të bëjë me punonjësit e ndihmës, mjekët, punonjësit socialë, infermierët, obstetrët. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj punonjësve të ndihmës edhe pas Covid-it.
Problemi më i madh i joni është jo se ndodhin gjërat, por çfarë ndodh pas ngjarjes. Sepse ndodhin kudo, problemi është çfarë ndodh pas me fenomenin. Ky është një aspekt ku duhet të punojmë fort. Ka një mungese kooperimi. Në momentin që nuk sheh të mirën e të gjithëve automatikisht do identifikoj tjetrin si dikush që më cenon mua dhe do aktivizoj agresivitetin dhe dhunën”.



