Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Viktima i identifikuar si Petrit Vuksani, 51 vjeç, është gjetur i vrarë në banesë.
Korrespondenti i MCN Tv raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ngjarjen "Tom Kola".
Raportohet se qiramarrësi, autori i dyshuar Lekë Vuksani, ka vrarë pronarin e shtëpisë Petrit Vuksani.
"Blutë" janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar Lekë Vuksani.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.



